
Policia ka mbyllur një lokal në Krujë, i cili megjithëse ishte gjobitur një herë për organizim dasmash, vazhdonte të organizonte të tjera.
Ndërsa në Durrës, një lokal është gjobitur me rreth 9 mijë euro për organizim të ceremonive, në shkelje të aktit normative.
Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.