Kryesia e Partisë Demokratike do të miratojë të dielën, 23 maj, kandidaturat për kryetar të ri të PD-së dhe udhëzimin për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjve në parti.
Lajmin e dha kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve Jemin Gjana, për media, pas mbledhjes së Komisionit të hënën.
Ai u shpreh se kandidatët për postin e kryetarit do të plotësojnë nëj formular të ngjashëm me atë të kandiatëve për deputetë.
Ndërsa për dorëheqjen e kryetarit actual Basha, Gjana u shpreh se statute i PD-së nuk e detyron kryetarin të dorëhiqet në rast se humb zgjedhjet:
“U debatua në 2017, nëse në status duhet të kishte një normë për dorëheqjen dhe nuk u miratua. Në status nuk ka detyrim dorëheqje”.