Më 24 dhe 25 tetor, agjensia Tok Digital do të organizojë në Tiranë festivalin e inovacionit INN Fest 2019, ku do të prezantohen të rejat më të fundit nga fusha e teknologjisë.
INN Fest është rrjeti i parë i ‘engjëjve të biznesit’ në vendin tonë i cili mbështet, investon dhe ndihmon në zhvillimin e sipërmarrjeve, industrive dhe teknologjive në të gjithë gadishullin ballkanik.
Qëllimi i INN Fest është fuqizimi i inovacionit, konkurueshmërisë, strukturimit dhe rritjes të të gjithë aktorëve të tregut që duan të sjellin ndryshimin.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë sipërmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe Ballkani Perëndimor. Pjësemarrësit do të kenë mundësi të takojnë dhe flasin nga afër me përfaqësues të rreth 70 kompanive, të cilat prezantojnë idetë e tyre unike në shërbim të eficencës dhe inovacionit.
INN Fest 2019 do të zhvillohet në mjediset e Art Turbinës. Për të gjetur biletat dhe për mës shumë informacion mund të klikoni këtu dhe këtu.