Më pak se 20% e shqiptarëve të kënaqur me situatën në përgjithësi në Shqipëri

Nga Exit News
Më pak se 20% e shqiptarëve të kënaqur me situatën në përgjithësi në Shqipëri

Më pak se 20% e qytetarëve shqiptarë mendojnë se situata në përgjithësi në Shqipëri po shkon mirë, sipas shifrave të sondazhit të publikuara në emisionin Barometri në Euronews Albania.

Të pyetur “Si mendoni se po shkon situata në përgjithësi në Shqipëri”, vetëm 1% janë përgjigjur shumë mirë ndërsa rreth 44% janë përgjigjur disi keq ose shumë keq.

1 në 10 qytetarë që nuk kanë votuar asnjë nga partitë kryesore politike mendojnë se situata është mirë

Rreth 40% e qytetarëve që mendojnë se situata është mirë ose shumë mirë janë votues të Partisë Socialiste ndërsa 1 në 5 votues socialistë mendojnë se situata është keq.

Për rreth 4% të votuesve të PD situata është mirë ndërsa për 63% situata po shkon keq.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.

Screenshot

Screenshot

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>