Më shumë se 1 mijë policë pritet të angazhohen në protestën e thirrur sot nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në orën 16:30.
Mes policëve të shtetit dhe atyre bashkiakë, do të jenë dhe forcat RENEA dhe Forca te Ndërhyrjes së Shpejtë.
Ngjashëm si të dielën, policia do të rrethojë të gjithë perimetrin e ish-Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur sot në orën 16:30 një protestë kundër vendimit të qeverisë e bashkisë për shembjen e teatrit, në shkelje të ligjit dhe kundër dhunës së policisë ndaj qytetarëve që protestuan të dielën.
Protesta është mbështetur dhe nga opozita.