Më shumë se 9000 persona u infektuan me Covid-19 në Euro 2020

Nga Exit News
Më shumë se 9000 persona u infektuan me Covid-19 në Euro 2020

Më shumë se 9,000 persona u infektuan me Covid-19 pas eventit të futbollit Euro 2020, dhe shkencëtarët kanë thënë se turneu krijoi “një rrezik të rëndësishëm për shëndetin publik”, raportoi The Guardian.

Një analizë e kryer nga autoritetet shëndetësore britanike zbuloi se më shumë se 85% e të gjitha infeksioneve të lidhura me 49 ditët e ngjarjeve të ndryshme sportive, muzikore dhe argëtuese në natyrë erdhën nga tetë eventet e përfshira në Euro, dhe kryesisht gjysmëfinale dhe finale.

Shkencëtarët u shprehën se infeksionet e krijuara nga Covid-19 në Euro 2020, ishin më shumë se sa infeksionet e krijuara nga Wimbledon.

Ndaj, shkencëtarët e qeverisë kanë ngritur idenë që tifozët e futbollit të lejohen të marrin pije në vendet e tyre, siç ndodh në kampionatet e tenisit, për të shmangur turmat e dendura duke u mbledhur rreth hekurave.

Studimi, i drejtuar së bashku nga departamenti i kulturës dhe Shëndeti Publik në Britani, zbuloi se 9,402 teste pozitive Covid dolën nga tifozët në lojërat Euro, me 3,036 njerëz që raportuan simptoma brenda dy ditëve të nisjes së kampionatit, duke treguar se ata kishin të ngjarë të ishin infektues në koha e ndeshjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>