Meka do të lejojë vetëm pelegrinazhin e personave të imunizuar ndaj Covid-19

Nga Exit News
Meka do të lejojë vetëm pelegrinazhin e personave të imunizuar ndaj Covid-19

Autoritetet saudite paralajmëruan se, me fillimin e Ramazanit, vetëm myslimanët e imunizuar kundër Covid-19 do të lejohen për pelegrinazhin e umrës, sipas The guardian.

Më specifikisht, të imunizuar do të quhen ata që kanë marrë dy doza të vaksinës; që kanë marr një dozë të vetme rreth 14 ditë më parë ose njerëzit që e kanë kaluar infeksionin.

Umra është pelegrinazh më i shkurtër, krahasuar me haxhin. Gjithashtu, nuk është i detyrueshëm dhe mund të kryhet në çdo kohë të vitit.

Ministria e Haxhit dhe Hmres njoftoi ky kusht do të zbatohej edhe për hyrjen në xhaminë e Profetit në qytetin e shenjtë të Medinës.

Urdhri hyn në fuqi me fillimin e Ramazanit, por nuk dihet sa do të zgjas dhe nëse do të prek edhe haxhin.

Arabia Saudite ka regjistruar më shumë se 393,000 infeksione me koronavirus, prej të cilave 6,700 fatalitete nga Covid-19.

Vendi, me një popullsi prej më shumë se 34 milion, raortpohet te këtë adminsitruar rreth  5 milion vaksina koronavirus.

Në haxhin e fundit, në korrik 2020, vetëm 10,000 banorë të Arabisë Saudite u lejuan të marrin pjesë, teksa vitin më parë u numëruan 2.5 milion myslimanë nga e gjithë bota.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>