
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu i bëri apel qytetarëve të mos e shesin votën por të votojnë për ndryshimin.
Gjatë një takimi me banorët e njësisë 3 në Tiranë, Mediu u shpreh se qeveria e Ramës është një regjim antishqiptar kundër familjes dhe kundër njeriut.
Ai u shpreh:
“Ky është një regjim antishqiptar, kundër familjes dhe kundër njeriut. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen. Kjo qeveri nuk ka lënë shpresë për vendin, po e dëbon rininë masivisht. Kemi të gjitha kualitetet për të garantuar të ardhmen tonë, atë që duam. Kjo është një luftë e çdo qytetari për të mos e lejuar shitjen e votës, por për të votuar me dinjitet dhe për një të ardhme më të sigurt”
Mediu i kërkoi qytetarëve të votojnë Alencën për Ndryshim për të ndryshuar Shqipërinë.