Kreu i PR, Fatmir Mediu deklaroi se Gjykata Kushtetuese shfuqizoi të gjithë urdhërin e qeverisë për ndalimin e tubimeve.
Gjatë një takimi me strukturat e Partisë, Mediu u shpreh se GJK i ka kërkuar qeverisë që të rishohë masat sepse janë antikushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar në tërësi urdhrin e ministrisë si antikushtetues, pra urdhrin e Edi Ramës dhe jo të ministres, dhe mesazhi që në gjykimin tim, që i dërgon qeverisë është “rishiko masat sepse ato masa jo vetëm kanë zgjatur së tepërmi, por janë tërësisht të ekzagjeruara dhe janë në mospërputhje me Kushtetutën dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve.”
Më 2 mars Gjykata Kushtetuese i kërkoi qeverisë të vendosi një afat kohor për masat kufizuese.
Ajo pranoi pjesërisht kërkesën e PR, e cila kërkoi shfuqizimin e këtyre masave.