
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh se sistemi politik në vend është shndërruar në një shtet njëpartiak.
Gjatë një takimi me qytetarë të Kavajës, Mediu tha se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar shtetin, e ka kthyer vendin në rrugë kryesore për trafikun e drogës.
“Kemi një njeri që ka shkatërruar shtetin, ka shkatërruar ekonominë, ka shkatërruar marrëdhëniet tona më të mira me partnerët tanë, e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e problemit në Ballkan, në rrugën e trafikut të drogës. Detyra jonë qytetare dhe kombëtare është të dalim për të votuar të gjithë në mënyrë masive”
Mediu tha se Rama është shkaktari i largimit masiv të të rinjve.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD-në në zgjedhjet e 25 prillit.