Merkel ngren alarmin për mutacionin britanik të Covid19: Prek fëmijët dhe të rinjtë

Nga Exit News
Merkel ngren alarmin për mutacionin britanik të Covid19: Prek fëmijët dhe të rinjtë

Kancelarja Angela Merkel ka njoftuar se varianti i virusit i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tani po përhapet në Gjermani, është më i rrezikshëm për të rinjtë, raporton Reuter.

“Mutancioni Britanik, dhe ky është ndryshimi me pranverën, është provuar të jetë më i rrezikshëm tek fëmijët dhe të rinjtë, kështu që ne duhet të mbrojmë  me prioritet shkollat në krahasim me virusin origjinal,” u tha ajo deputetëve gjerman.

Një studim nga spitali britanik King’s College në Londër, muajin e kaluar “nuk gjeti prova se ky mutacion prek më shumë dhe më rëndë fëmijët dhe të rinj”. Studiuesit u shprehën se varianti B.1.1.7 nuk çon në “një kurs klinik të ndryshëm” tek të rinjtë në krahasim me të moshuarit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>