Kancelarja gjermane Angela Merkel udhëtoi të premten në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, në ditën e përvjetorit të sulmit me gaz nervor kundër liderit të opozitës, Alexei Navalny. Ky i fundit qëndroi në Berlin derisa u përmirësua nga gjendja shëndetësore.
Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, zëdhënësi i Kancelares, Steffen Seibert bëri me dije se dita e takimit nuk është e rastësishme, pasi “kërkesat tona ende nuk janë përmbushur.”
Rasti navalny mbetet “i pazgjidhur” dhe një “barrë e rëndë” për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë situatën në Afganistan, luftën në Ukrainën lindore si dhe regjimin autoritar në Bjellorusi, një aleate e Rusisë.
Palët pritet të flasin edhe për mbylljen e gazësjellësit Nord Stream 2, midis Rusisë dhe Gjermanisë, i përfunduar tani, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit.
Projekti shkaktoi çarje mes Gjermanisë dhe SHBA-ve, pasi kjo e fundit argumentoi se projekti dobëson pozitën e Ukrahinës, duke e provuar nga tarifat e tranzitit të gazit. Dobësimi i Ukrahinës, mes të tjerash, i shërben politikës ruse.
Sipas një raportimi të reuters, Putin e priti Kancelaren Merkel me lule dhe deklaroi në hapjen e takimit se Gjermania mbetet një nga partnerët kryesorë të Rusisë në Evropë dhe në mbarë botën.
Merkel nga ana e saj, tha se dy vendet kanë diferenca e qëndrime të ndryshme, por se ishte shumë e renëìdësishme që të kishin dialog.
Më vonë, Merkel dhe Putin pritet të dalin në një konferencë të përbashkët.