Kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se sistemi shëndetësor i Gjermanisë mund të hyjë në kolaps nëse infeksionet e koronavirusit vazhdojnë të rriten.
Qeveria gjermane po bisedon për të vendosur kufizimet e reja për të ndaluar valën e dytë të pandemisë, raporton Reuters, duke cituar gazetën e përditshme Bild.
Bild njoftoi se Merkel u tha kolegëve të partisë se numri i rasteve të reja është dyfishuar, çdo shtatë deri në tetë ditë, ndërsa numri i shtretërve të terapisë mund të zihen të gjitha.
Të hënën, Bild njoftoi se Merkel po planifikon një mbyllje të dytë, e cila do të përqendrohet kryesisht në mbylljen e bareve dhe restoranteve si dhe kufizimet në aktivitetet publike.