Merr fund ndalim-qarkullimi në fundjavë

Nga Exit News
Merr fund ndalim-qarkullimi në fundjavë

Këtë fundjavë, nga 1 deri më 3 maj, nuk do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit të qytetarëve dhe bizneseve, si në fundjavat e kaluara.

Njoftimin e bëri kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Kryeministri shkruan:

“Në përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 maj:

Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.”

Në orët në vazhdim pritet që Ministria e Shëndetësisë të njoftojë për rregullat që do të zbatohen gjatë fundjavës veçanërisht për bizneset.

Kjo është fundjava e parë që prej 10 marsit, gjatë së cilës nuk do të ketë ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>