
Mersin Murataj do të jetë perfekti i ri i Tiranës, pas largimin të Toni Gogut nga ky post.
Gogu do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit e si pasojë dha dorëheqjen.
Këshilli i Ministrave emëroi të mërkurën Muratajn në krye të Prefekturës së Tiranës.
Murataj ka drejtuar Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë. Ai është diplomuar në Drejtësi dhe më herët ka drejtuar sektorë të ndryshëm të bujqësisë në zona si Kamëz, Vorë etj.
.