
Në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të zhvillohet mësim edhe të shtunën, për 1 muaj rresht. Ky vendim u morr për zëvendësimin e orëve të munguara të mësimit për shkak të mbylljes së shkollave në shkurt, për shkak të motit të keq.
Nga data 15 deri në 19 shkurt 2021, qeveria vendosi mbylljen e shkollave dhe kalimin e mësimit online, për shkak të motit të keq.
Shkollat në vend kanë nisur mësimin në klasa, pas vendimit të Komitetit Teknik.