Mësimi në universitete vijon ‘online’, rriten rastet pozitive me COVID tek të rinjtë

Nga Exit News
Mësimi në universitete vijon ‘online’, rriten rastet pozitive me COVID tek të rinjtë

Studentët do të vijojnë të zhvillojnë mësimin ‘online’ pavarësisht kërkesave që auditoret e universiteteve të hapen.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi zhvilluan të enjten një takim me Komitetin Teknik të Ekspertëve ku u theksua rëndësia e mbajtjes mbyllur të auditoreve si pasojë e rrijes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Ministrja Kushi kërkoi nga studentët solidarizim dhe nënvizoi se masat e ndërmarra janë të imponuara nga rrethanat e pandemisë.

“E kuptoj shumë mirë situatën e studentëve, problemet që kanë. Dua të ju them se nuk janë të imponuara nga askush por për shkak të rrethanave. Vendimet tona rrjedhin si rezultat i sugjerimeve të Komitetit të Ekspertëve. Do të kërkoja mirëkuptimin dhe solidaritetin e të gjithë studentëve

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli argumentoi vendimin për universitetet online duke theksuar faktin se gjatë dy javëve të fundit është rritur incidenca sidomos në moshat nën 34 vjeç.

Vendimarrja nuk ka qenë e lehtë, por jemi bazuar në këto të dhëna. Situata në Shqipëri nga 6-18 Janar është paraqitur me një rritje të incidencës dy javore, gjë që në dhjetor nuk e kishim. Incidenca dy javore ka shkuar në 291 raste për 100,000 banorë në një kohë që dy javë më përpara ka qenë vetëm 227 raste për 100,000 banorë, kjo është shoqëruar me një rritje të incidences, sidomos në moshat 15-24 vjeç dhe në moshat 25-34 vjeç. Një tjetër faktor risku është qëndrimi në konvikte, që e shton shumë rrezikun e infeksionit dhe mundet që konviktet të shndërrohen edhe në vatra të shpërndarjes së sëmundjes.”

Në fund të dëgjesës, ekspertët e Komitetit Teknik dhe Ministrja e Shëndetësisë theksuan se vendimi për universitetet online do të vlerësohet periodikisht, duke parë dinamikën e situatës së epidemisë në vend.

LEXO  Kolkicina, ilaçi i ri që po testohet për kurimin e kovidit

Auditoret e universiteteve në Shqipëri janë mbyllur që prej marsit të vitit të shkuar dhe prej atëherë mësimi është zhvilluar “online”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>