
Presidenti Ilir Meta akuzoi, të shtunën, kryeministrin Rama se po përpiqet të largojë vendin nga rruga e integrimit europian, duke dëmtuar zgjedhjet.
Në një komunikim për mediat nga Kopliku, presidenti u shpreh se të gjitha veprimet e Ramës lënë të kuptohet se ai nuk është i interesuar për mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin e vendit:
“Pse janë kundër 5 qershorit? Pse janë kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme? Pse është për bllokimin e Integrimit? A ka ndryshuar programi i PS që ka qenë i orientuar drejt Integrimit? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës?Pse hodhi në gjyq kryeministri i Kosovës dhe më pas u tërhoq nga ajo?”
Lidhur me akuzat e Ramës se presidenti Meta ka kontakt me persona me të shkuar kriminale, Meta tha se është i gatshëm që në çdo moment të ballafaqohet publikisht në debat me kryeministrin Rama.
Të njëjtën ftesë për debat publik, presidenti Meta e ka bërë dhe një ditë më parë.