Meta akuzon shumicën socialiste se po bllokon integrimin e vendit

Nga Exit News
Meta akuzon shumicën socialiste se po bllokon integrimin e vendit

Presidenti Ilir Meta akuzoi shumicën socialiste se me miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor po bllokon rrugën e vendin drejt BE-së

Në një deklaratë gjatë prezantimit të nismës së shoqërisë civile për referendum, presidenti Meta u shpreh se deputetët refuzuan rekomandimet e ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias:

“Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008 i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje 97 deputetet refuzuan rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe hodhën poshtë integrimin e Shqipërisë dhe jo vetëm për zgjedhjet e 25 prillit por edhe më tej.”

Meta theksoi së në vend aktualisht nuk ka as Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe as refrendumet nuk mund të zhvillohen:

“Prej 32 muajsh mungon Gjykata Kushtetuese dhe në këtë aspekt nuk respektohet Kushtetuta. Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referendumin edhe pse është detyrim kushtetues. E pamundur të shprehësh me fjalë absurdin e kësaj situate.”

Meta tha se ai do të mbështesë kërkesën e qytetarëve për të pasur një ligj që lejon zhvillimin e referendumeve:

“Kjo nismë për referendum duhet që të miratohet në mënyrë që të kemi një ndryshim të drastik të situatës dhe të jetë populli që të marrë në dorë politikanët dhe të vendosë vetë për çdo çështje me rëndësi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>