
Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar shumicës dhe opozitës që të përfundojnë sa më parë Reformën Zgjedhore.
Duke i kujtuar atyre se 8 qershori, data kur do të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare e Bashkimit Europian është afër, Meta shkruan:
“Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.
8 qershori po afron!
Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!”
Miratimi i Reformës Zgjedhore sipas kërkesave të OSBE/ODIHR-it është një prej kushteve kryesore që BE i ka vënë Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit.