
Presidenti Ilir Meta i bëri apel qytetarëve dhe partive politike që të reflektojnë për të mirën e Shqipërisë.
Duke bërë homazhe tek Ushtari i Panjohur, me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, Meta tha se:
“Sot është një ditë reflektimi për të bërë shumë më tepër se deri tani që Shqipëria mos ta humbasë drejtimin evropian.
Jemi në prag të lëvizjes së dhjetorit e cila solli një faqe të re në historinë e Shqipërisë.”
Meta theksoi se pas 30 vitesh ka ardhur koha për një angazhim tjetër, ‘jo thjesht ta duam, por ta bëjmë Shqipërinë si Evropa’.