
Presidenti Meta vizitoi të mërkurën qendrën për njerëzit me nevoja të veçanta në Elbasan.
Duke ndarë foto në Facebook teksa shpërndante dhuratat tek fëmijët, Meta tha se është e rëndësishme që këta fëmijë dhe familjet e tyre të mos ndihen të përkrahur vetëm në prag të festave, por të mbështeten në mënyrë të përhershme, nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga shoqëria, veçanërisht në këtë situatë të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, që po kalon vendi ynë për shkak të pandemisë COVID-19.
“Duhet të nxitim një ndjenjë më të fortë të solidaritetit dhe vullnetarizmit, për t’ju garantuar një integrim të plotë në shoqëri dhe të gjitha mundësitë për të qenë sa më të pavarur në jetë,” shtoi Meta.