
Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje numëruesve të vazhdojnë numërimin të pa ndikuar.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve”, shkroi në Facebook, Meta.
Ai i bëri thirrje të gjithëve të ruajnë “qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”.