Meta apel qytetarëve të ngrihen për të mbrojtur demokracinë

Nga Exit News
Meta apel qytetarëve të ngrihen për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Meta i ka bërë apel qytetarëve që të ngrihen për të ndryshuar sistemin autokratik të vendosur në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Meta fton qytetarët të pyesin vetën se ‘Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri?’ apo nëse ‘është kjo ‘Demokraci’ një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?’

Presidenti shkruan se përgjigjen e kanë dhënë me fakte ‘rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit’.

Ai theksoi se zgjidhja është vetëm ngritja dhe rrëzimi i këtij regjimi:

“Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi!

Koha për të mbrojtur demokracinë është tani!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>