
Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qytetarëve të votojnë kundra qeverisë për të çliruar shtetin dhe ndalur shpopullimin e vendit.
“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj”, shkroi ai në nëj postim në Facebook, të mërkurën.
Meta u shpreh se miratimi i zgjatjes së kontratës koncesionare për aeroportin e Rinasit është “një rast flagrant i kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet”.
Presidenti duke e quajtur Ramën ‘kryeoligark’ e akuzoi se ai “ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike”.
Meta i bëri thirrje deputetëve të mos e votojnë zgjatjen e kontratës koncesionare.