Presidenti Ilir Meta deklaroi se çdo manovër që ju heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin deputetët do të ndëshkohet.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.”
Ai përfundon postimin e tij duke bërë thirrje për hapjen e listave