
Presidenti Meta deklaroi të premten se akuzat e ambasadores Yuri Kim për tentative për ‘vrasjen e reformës në drejtësi’ nuk janë për të:
“Nuk marr përsipër të komentoj deklaratën e ambasadorës por të jeni të sigurtë që vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja që ka pasur vlerësimet më të mira.
Në plotësimin e detyrimeve të mia përpiqem të jem sa më i përgjegjshëm dhe sa më korrekt dhe të mos keqpërdor as imazhin e as mesazhin e kujtdotjetër.”