Meta dekoron Plaçido Domingon

Nga Exit News
Meta dekoron Plaçido Domingon

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, tenorin e famshëm spanjoll Maestro Placido Domingo.

Ky i fundit, së bashku me sopranon shqiptare Ermonela Jaho, hapën sezonin e ri artistik duke interpretuar një natë më parë në skenën e Tetrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Meta i shprehu Domingos mirënjohje për frymëzimin dhe mbështetjen që u ka dhënë artistëve shqiptar të operas me karrierë ndërkombëtare si Jaho, Inva Mula, Saimir Pirgu etj.

Ai e quajti interpretimin e tenorit në skenën e TOB “një ngjarje e madhe, që na nderon”.

“E çmova sot me “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, sepse nuk mund të gjenim një Titull më të mirë vlerësimi për Maestro Plácido Domingo, se sa emrin e Heroit tonë Kombëtar, i cili vazhdon edhe pas kaq shekujsh të jetë frymëzim për rrugën europiane të Shqipërisë,” përfundoi Presidenti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>