Meta dekoron Rexhep Meidanin me dekoratën më të lartë të Shqipërisë

Nga Exit News
Meta dekoron Rexhep Meidanin me dekoratën më të lartë të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish-presidentin Rexhep Meidani me dekoratën ‘Urdhri i Flamurit Kombëtar’, dekorata më e lartë e shtetit shqiptar.

Në 76-vjetorin e lindjes së Meidanit, Meta ka vendosur ta dekorojë atë për përgjegjësinë e lartë shtetërore të treguar si president, për kontributin për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Gjatë ditës së hënë pritet që të zhvillohet dhe një ceremoni për nder të Meidanit në presidencë.

Rexhep Meidani ka qenë president i vendit nga korriku 1997 deri në korrik 2002. Ai njihet si një ndër figurat më historike të Partisë Socialiste.

Dekorata ‘Urdhi i Flamurit Kombëtar’  është dekorata më e lartë e nderit e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për merita të jashtëzakonshme për lartimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë.

Më herët këtë dekoratë e ka marrë presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>