Presidenti Ilir Meta ka dekoruar vëllëzërit Frashëri me dekoratën ‘Urdhri i Flamurit Kombëtar’, dekorata më e lartë e shtetit shqiptar.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.”
Meta pohoi se ata janë shembulli që duhen ndjekur “për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.”