Presidenti Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndetën solidaritetin që treguan sot shtete të ndryshme të botës, të cilat garantuan një total prej 1,15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook Meta shprehu mirënjohjen për vendet që morën pjesë në Konferencën e Donatorëve “Sëbashku për Shqipërinë”.
Kryetari i PD-së, Basha, tha se “të gjitha donacionet për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura”.
Basha falenderoi organizatorët dhe institucionet shqiptare që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë ndërsa theksoi se tashmë është “detyrë që kontributet të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë”.