
Presidenti Ilir Meta ftoi qytetarët të vazhdojnë protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe të kundërshtojnë dhunën e ushtruar nga policia.
Duke postuar një video nga momentet e protestës ku duket qartë dhuna e policisë, Meta shkruan:
“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!
Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!
Kurajë qytetare dhe solidaritet!
Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”