Presidenti Ilir Meta e ka quajtur ‘Hero’, 32 vjeçarin Arjan Sala, i cili humbi jetën gjatë shpërthimit të një magazine.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se me sakrificën e tij, Sala hyri në zemrat tona si simbol i dashurisë dhe vetmohimit.
“Shumë dhembje, mirënjohje e respekt të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm, që në kushte shumë të vështira, me ndjenjën e lartë të përmbushjes së detyrës, shpëtoi jetën e shumë qytetarëve duke qenë i ndërgjegjshëm se po humbte jetën e tij.
Me sakrificën sublime, Arjan Sala hyri në zemrat tona për t’u përjetësuar si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, shembull i mirësisë dhe i vlerave më të larta humane.”
Meta shkruan se shpreson që mbi vetëflijimin e tij të ndërtohet një shtet njerëzor e më social.