
Presidenti Ilir Meta e quajti vendimin e gjobitjes së qytetarëve për mosmbajtje të maskës në ambjente të hapura, “një maskaradë sepse i kërcënon deri në fund të lirive”.
Në konferencën për shtyp, të hënën, Meta tha se ky vendim “e shndërron OSSHE-në në një institucion policor që ekzekuton gjoba”.
“Vendimi i qeverisë ka për qëllim që përmes ndëshkimeve të bëj me precedent penal qytetarët duke i detyruar të shkojnë para dyerve të prokurorisë dhe gjykatave dhe të harrojnë hallet e përditshëm”, u shpreh ai.
Meta i bëri thirrje “kuvendit ta shqyrtojë këtë masë”. Dhe shtoi se “përballimi i pandemisë kërkon ekspertizë dhe koherencë, jo rregulla arbitrare. Jo ndëshkime të paligjshme që ja lë në dorë 3 ministrave”.