Meta fton Hajdarin në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

Nga Exit News
Meta fton Hajdarin në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta ka ftuar deputeten Rudina Hajdari në takim në datën 4 shtator për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare.

Takimi do të mbahet në orën 17.30 në Presidencë. Zonja Hajdari postoi ftesën në faqen e saj në Instagram, duke pyetur qytetarët se kur mendojnë të zhvillohen zgjedhjet

Më herët, Meta ftoi Ramën dhe Bashën në takim për këtë çështje. Takimet do të mbahen në të njëjtën ditë, më 4 shtator, por në orë të ndryshme. Kështu, Meta ka ftuar Ramën në orën 11:00, dhe Bashën në orën 12:00

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>