
Presidenti Meta duket se ka ftuar kryeministrin Rama në një debat të drejtëpërdrejtë publik.
Teksa gjatë së premtes kanë shkëmbyer në mënyrë të vazhdueshme akuza me njëri-tjetrin, Meta shkroi së fundmi në Facebook:
“O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë?
Malet tona më të larta!”
Më herët Rama ka akuzuar Metën se takohet dhe ka shoqëri me persona me të shkuar kriminale që prek nga Operacioni Forca e Ligjit.