Meta: I zhgënyer që Rama nuk reflekton për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Nga Exit News
Meta: I zhgënyer që Rama nuk reflekton për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ndihet i zhgënjyer nga mosreflektimi i kryeminsitrit Rama dhe shumicës socialiste për ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.

Në një konferencë për median, Meta tha:

Më vjen keq që nuk kanë lexuar 80 faqet e argumenteve, po kanë reaguar menjëherë.”

Presidenti theksoi se vendimi i tij për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias erdhi pas kërkesës së opozitës:

“Unë si president kam marr në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria.”

Meta tha se ende shpreson se qeveria dhe shumica socialiste do të reflektojnë:

“Shpresoj të ketë një reflektim. Presidenti në çdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve.”

Paraditen e së hënës, kryeministri Rama deklaroi se parlamenti do të rimiratojë sa më shpejt dhe pa asnjë amendim, ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>