Presidenti Ilir Meta e quajti draft ligjin për institucionin e Presidentit “drafte dhe perpjekje puciste”.
Pyetjes së gazetari Ervis Kuçi, më 6 nentor, në Amfiteatrin e Bylisit, për draftin e hartuar nga shumica socialiste, Meta ju përgjigjë se:
“Zero interes për këto drafte dhe përpjekje puciste. Ky është një parlament jo kushtetues, një parlament ku qytetarët kërkojnë shpërndarjen e tij të menjëherëshme”.
Presidenti tha tani është i interesuar vetëm për zgjedhjet e 25 prillit:
“Për mua ka vetëm një interes që është 25 prilli dhe populli i Shqiperisë. Une kam nisur marshimin tim si president drejt referendumit të 25 prillit ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptareve do të votojnë për Shqipërinë në Europë”.