Presidenti Ilir Meta deklaroi se se situata aktuale në Shqipëri kërkon aktivizmin e të rinjve .
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Të rinjët në aktualitetin politik”, Meta theksoi se në Shqipëri ka një emigrim masiv, shpopullim.
Ai theksoi se klima e biznesit në vend është përkeqësuar dhe pandemia ka patur efektet e saj negative në ekonominë e vendit.
“Nuk kemi të bëjmë me një emigrim normal për një eksperiencë apo mundësi më të mirë por është termi më i gjetur shpopullim dhe term që duhet adresuar me politika konkrete jo thjesht retorikë. Jemi në një situatë të tillë kur e vetmja zgjidhje që të rinjtë shohin si emergjencë ekonomike familjare e personale është largimi nga vendi pa dëshirën e tyre. Klima e investimeve, për shkak të perkeqesit dramatik. Pandemia ka shkaktuar papunësi, pasi te pakten 50 mije vete kane humbur punën. Mbeshtetja e biznesit, me e ulet se ne çdo vend.”
Meta i bëri thirrje të rinjve të angazhohen në poltikë për të ndryshuar realitetin dhe për të kthyer shpresën.