Presidenti Ilir Meta i kërkoi Kontrollit të Lartë të Shtetit të bëjë një auditim të plotë të kompanisë Albcontrol.
Përmes një reagimi publik, Meta shkruan se KLSH-së duhet të shqyrtojë:
– mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;
– respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;
– përdorimin e fondeve publike;
– respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe
– çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.
Ai theksoi se po ndjek me vëmnendje të gjitha ngjarjet në lidhje me protestën e kontrollorëve dhe i bëri thirrje të gjithë institucioneve të japin një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë situatë.