Presidenti Ilir Meta dekalroi se mazhoranca duhet të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit.
Në një deklaratë për mediat ai pohoi se përfundimi i Reformës Zgjedhore është i rëndësishëm për procesin e integrimit të vendit.
“Për mua si President ka qenë dhe mbetet e rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.Unë mendoj se ka mbetur dhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim, përndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë vetëm e një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtorë në rast se shkelet marrëveshja e 5 qershorit.”
Në lidhje me hapjen e listave, Me ta tha se mirëpret atë.
“Ne presim dhe unë pres kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të dashur.”