Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi ligjin për metrologjinë të miratuar nga Kuvendi më 20 tetor 2020. Arsyet e mosdekretimit sipas dokumentit të publikuar nga Presidenca sot, 9 nentor janë:
1 — Ligji është antikushtetues duke prekur funksionimin e “tregut të lirë dhe konkurrues, duke përbërë dhe shembullin tipik dhe të përsëritur, të fenomenit të “korrupsionit legjislativ”.
2 — Ligji krijon hapësira për zhvillimin e praktikave korruptive
3 — Ligji krijon lehtësi për një një shërbim publik që është dhe duhet të ngelet përgjegjësi e organeve publike për t`u ushtruar, të kryhet nga subjekte private pa kritere të përcaktuara.
4 — Ligji anashkalon procedurat e parashikuara në ligjin për partneritetit publik privat apo të rregullave të tjera që normojnë konkurrencën e lirë, të ndershme e transparente për marrjen e së drejtës për realizimin e një shërbimi publik.