Presidenti Ilir Meta kujtoi të enjten 101 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se ky kongres ka marrë disa nga vendimet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë.
Ai theksoi se nga Kongresi doli parlamenti i parë, qeverinë e parë dhe aktet e para kushtetuese.
“Nëse nuk do të ishte ky Kongres, edhe Pavarësia e Shqipërisë do të ishte venitur”, shkruan Meta.