Presidenti Ilir Meta kujtoi sot 15 vjetorin e përfshirjes së polifonisë shqiptare në UNESCO.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vlerësimi i UNESCO-s reflekton cilësinë e trashëgimisë e identitetit shqiptar.
“Sot kam kënaqësinë dhe krenarinë e veçantë të përshëndes 15-vjetorin e përfshirjes së këngës polifonike shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO!
Ky akt vlerësimi i UNESCO-s reflekton shkallën e lartë të cilësisë së trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, identitetin e spikatur kulturor dhe talentin e bartur në vite të genit shqiptar.”