Meta kujton ditën e Holokaustit: Asnjë hebre nuk humbi jetën në Shqipëri

Nga Exit News
Meta kujton ditën e Holokaustit: Asnjë hebre nuk humbi jetën në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta kujtoi të mërkurën Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se në Shqipëri asnjë hebre nuk ka humbur jetën.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, u bashkohem lutjeve për miliona viktima të pafajshme të mizorisë së Holokaustit dhe për të gjithë ata, të cilët i mbijetuan tragjedisë më të tmerrshme njerëzore të kohërave tona dhe janë sot dëshmitarë të gjallë të saj, për të na inkurajuar, që të mos lejojmë KURRË MË të tilla gjenocide e akte çnjerëzore.

Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, ku nuk humbi jetën asnjë hebre dhe askush prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë, duke dalë nga ajo periudhë e errët, me një popullsi hebraike më të madhe në numër nga ç’kishte para fillimit të Luftës.”

Meta pohoi se Izraeli dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera të demokracisë dhe lirisë dhe të dy vendet janë të angazhuara për të luftuar kundër terrorizmit dhe semitizmit

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>