Meta kujton ditën europiane të viktimave të regjimeve totalitare: Të mos harrojmë të shkuarën

Nga Exit News
Meta kujton ditën europiane të viktimave të regjimeve totalitare: Të mos harrojmë të shkuarën

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar të dielën Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit. Në një postim në Facebook, presidenti Meta pohoi se nëse harrojmë të shkuarën, ajo rrezikon të përsëritet në forma të tjera.

Ai shton se një nga tiparet kryesore të sistemeve totalitare është fshirja e kujtesës historike.

Në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit nderojmë të gjithë jetët e pafajshme të humbura nga krimet dhe terrori i dy ideologjive shkatërrimtare dhe bashkëndajmë dhimbjen me të gjithë ata që u mbijetuan burgjeve, internimeve dhe torturave çnjerëzore.

Historia rrezikon të përsëritet në forma të tjera nëse harrojmë çmimin e dhimbshëm që kemi paguar për Lirinë, Demokracinë, Të Drejtat dhe Dinjitetit Njerëzor.

Një nga tiparet e regjimeve totalitare është fshirja e kujtesës historike, fillimisht nëpërmjet propagandës, e më pas edhe represionit.”

Meta theksoi se është detyra jonë “për të mbrojtur në çdo moment lirinë, demokracinë, pluralizmin e paqen sociale, që nuk na janë dhënë njëherë e përgjithmonë.”

Ai përfundon statusin me thirrje për të mos harruar të shkuarën dhe të bashkojmë forcat “të bëjmë më të mirën që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat, liritë dhe të ardhmen e tij të sigurtë europiane në Shqipëri dhe jo si emigrant në vende të tjera.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>