Meta kujton masakrën e Reçakut: Dëshmi e gjenocidit serb

Nga Exit News
Meta kujton masakrën e Reçakut: Dëshmi e gjenocidit serb

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar të premten masakrën e Reçakut. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo masakër mbetet një dëshmi gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

“Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të thellë kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm, që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e paharruara të krimeve barbare të regjimit të Millosheviçit.

Kjo masakër e kryer në zemër të Europës, që shokoi mbarë botën, mbetet një dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë, që nuk duhet harruar dhe as mohuar, për të shmangur çdo rrezik për riciklimin e dhunës në rajonin tonë, që ende i ka të freskëta plagët dhe vuajtjet e luftrave.”

Meta shprehu falenderime për ambasadorin William Walker për denoncimin e këtyre krimeve dhe garantoi se ato nuk do të harrohen kurrë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>