Të ardhmes europiane të vendit, i është vendosur para një “Mal që s’bëzanë” sterrë i zi, i ngritur mbi shkatërrimin e shtetit dhe dinjitetit njerëzor, mbi korrupsionin e llahtarshëm dhe përdhosjen e çdo vlere kombëtare.
Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook, ku kujtoi 109 vjetorin e lindjes së poetit Migjeni.
Ai shkruan se vargjet e tij i përshtaten realitetit shqiptar dhe se simbolizojnë grushtin e fuqishëm të revoltës mbarëpopullore në çdo kohë, kundër së keqes, mjerimit, padrejtësisë, shfrytëzimit, dhunës, korrupsionit, arrogancës dhe mashtrimit politik.