Meta kujton tragjedinë e 9 janarit 2004

Nga Exit News
Meta kujton tragjedinë e 9 janarit 2004

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot tragjedinë e 9 janarit të 2004, ku u mbytën 28 shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan:

“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.

Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!”

Më 9 janar 2004 28 shqiptarë u mbytën në brigjet e detit Jon për shkak të stuhisë. Ata ishin nisur në drejtim të Italisë, por gomonja nuk arriti t’i shpëtonte nga stuhia.

Nga tragjedia humbën jetën 18 burra e tre gra ndërsa 7 të tjerë nuk janë gjendur ende.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>