Presidenti Ilir Meta kujtoi sot 40-vjetorin e Tragjedisë së Fekenit në rrjetet sociale. Meta shkroi se “11 pedagogët dhe studentët e ish-Shkollës së Lartë së Bashkuar të Oficerëve: Komandant Batalioni Dushan Shametaj, Inspektor Planizimi Çlirim Pulaj, Pedagog Nikollaq Bero dhe studentëve Bilbil Pashaj, Aleko Gjoni, Qemal Lika, Besnik Shehu, Pëllumb Rrapo, Ilir Gramatiko, Nexhip Çopa dhe Bujar Ago”, u ndanë nga jeta në mënyrë tragjikë në 6 shkurt 1981, për shkak të katastrofës natyrore të ndodhur gjatë stërvitjes dimërore.
Ai kujtoi se kjo ngjarje “tronditi rëndë opinionin publik të kohës, për t’u përkujtuar si ngjarje e paharruar në historinë e Forcave tona të Armatosura”.
Presidenti shprehu “mirënjohje të gjithë efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për shpëtimin e sa më shumë jetëve, në atë fatkeqësi të madhe”.